Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Një gjeneratë po rritet në Kinë pa Google, Facebook apo Twitter

Wei Dilong, 18 vjeç, i cili jeton në qytetin jugor kinez Liuzhou, e pëlqen basketbollin, muzikën hip-hop dhe filmat me superheronj të Hollivudit. Ai ka në plan ta studiojë kiminë në Kanada kur të shkojë në kolegj në vitin 2020.

Wei është adoleshent tipik kinez edhe në një mënyrë tjetër: Ai kurrë nuk ka dëgjuar për Google apo Twitter. Ai njëherë kishte dëgjuar për Facebookun. A është "ndoshta si Baidu?"

pyeti ai në një pasdite, duke iu referuar motorit kërkues dominues të Kinës. Një gjeneratë kineze është duke hyrë në moshë madhore me një internet që është dukshëm ndryshe nga pjesa tjetër e internetit. Gjatë dekadës së fundit, Kina e ka bllokuar Google, Facebookun, Twitterin dhe Instagramin, si dhe mijëra faqe të tjera të huaja, duke përfshirë The New York Times dhe Wikipedian kineze. Shumë faqe kineze u shfaqën për t’i shërbyer të njëjtat funksione - megjithëse erdhën me një dozë të rëndë censure.

Tani kanë filluar të shfaqen edhe implikimet e rritjes në këtë sistem të ndryshëm të internetit. Shumë të rinj në Kinë kanë shumë pak ide se çfarë janë Google, Twitter apo Facebook, duke e krijuar një hendek me pjesën tjetër të botës. Dhe, të mësuar me aplikacionet dhe shërbimet online vendase, shumë njerëz duken të pa interesuar të dinë se çfarë është censuruar në internet, duke i lejuar Pekinit ta ndërtojë një sistem me vlerë alternative që konkurron me demokracinë liberale perëndimore... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)