Nintendo kishte publikuar konzollën Switch në mars të këtij viti dhe nëntë muaj më vonë kompania njoftoi se ka arritur të shesë mbi 10 milionë njësi.
Kompania po ashtu theksoi se në dhjetor planifikon që të shesë më shumë njësi të konzollës se sa deri më tash, kështu që edhe më shumë përdorues do të jenë në gjendje të blejnë Nintendo Switch.
Gjatë tetorit, gjiganti japonez në fushën e lojërave njoftoi se ka dyfishuar parashikimet e saj për fitimin operativ gjatë kësaj periudhe, pasi janë korrigjuar problemet me prodhimin e konzollës dhe dorëzimit në treg.
Artikuj të ngjashëm
-
“Valve” prezanton konzolën që do t'i rivalizojë Xbox-in dhe PlayStation-in
-
FIFA me të hyra marramendëse nga Kupa e Botës
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë