Kompania Nintendo si duket është e shqetësuar se kontrollorët Switch Joy-Con mund të mos jenë mjaft fleksibil. Prodhuesi i popullarizuar i konzolave kohët e fundit e paraqiti një kërkesë për patentë për Joy-Cons me mentesha, i cili do të duhej të mundësojë që gjysma e sipërme të "paloset" për ta mundësuar një mbajtje më ergonomike, raporton LetsGoDigital.
Sistemi i lartpërmendur do të duhej të punojë pavarësisht nëse kontrollorët janë të lidhur apo jo. Përveç sa më sipër, nuk duket se patenta ofron ndryshime të tjera në funksionalitetin e kontrollorit - ndryshimi më i madh do të ishte pllaka fleksibile.

Tani për tani nuk dihet nëse patenta e sipërpërmendur do të implementohet ndonjëherë, duke pasur parasysh se bëhet fjalë vetëm për versionin amerikan të patentës ndërkombëtare nga shkurti i vitit 2018, shkruan KOHA Ditore. Ndërkohë, ndryshimi më i madh erdhi në formën e Switch Lite, kontrollorët e të cilit ishin fiksuar në vend.
Sido që të jetë, është e qartë se Nintendo po punon për ta përmirësuar më tej dizajnin Joy-Con, kështu që nuk do të ishte plotësisht befasuese nëse zgjidhjen për patentë e shohim në të ardhmen.