Ekspertët në Forumin Veror të Davosit janë shprehur se ndikimi i kriptomonedhës së "Facebook"-ut libra mbi sistemin monetar global mbetet i paqartë.
Ish-zv.drejtori menaxhues i Fondit Ndërkombëtar Monetar Zhu Min tha:
"A do të formojë një sistem të ri monetar ndërkombëtar monedha digjitale libra? Mendoj se kjo varet. Nëse shikojmë mekanizmin e saj drejtues, do të zbulojmë se nuk është i hapur dhe transparent. Prandaj ka shumë gjëra që duhet të marrim parasysh. Por kjo ngjarje vetë duhet të ketë ndikim të mjaftueshëm."
Lidhur me ndikimin e libra-s mbi dollarin amerikan, Zhu Min u shpreh se besueshmëria e dollarit do të mbetet e paprekur.
Muajin e kaluar, "Facebook"-u njoftoi planet për përdorimin e monedhës digjitale globale libra në pagesat digjitale/CRI.
-
Shqetësime rreth monedhës së re të Facebookut - Libra
-
Franca kërkon bllokimin e valutës digjitale të Facebookut në Evropë
-
Kina me monedhë digjitale të ngjashme me atë të Facebook-ut
-
Ministrat e G7-s do të diskutojnë rreziqet e monedhës së Facebook-ut
-
Uashingtoni paralajmëron Facebook për keqpërdorimin e kriptomonedhave