Ministrat e Financave të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, do të vendosin si prioritet të tyre, çështjen e monedhës digjitale të Facebook-ut, të quajtur Libra.
Ministrat e vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë, do të takohen gjatë kësaj jave në Francë.
Ata pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e Facebook-ut për të vënë në qarkullim monedhën digjitale.
"Linja e kuqe për ne është se Libra nuk duhet të transformohet në një monedhë sovrane", ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, transmeton REL.
Kompania e mediave sociale Facebook, në muajin qershor, zbuloi planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.
Edhe
Shqetësime rreth monedhës së re të Facebookut - Libra
Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.
Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania.