Tech

NASA po përdor satelitët për t'i drejtuar zjarrfikësit në pikat më të nxehta të zjarreve

Derisa miliarderët po garojnë që të dërgojnë vetën në hapësira, NASA është duke dërguar prapa në tokë imazhe satelite, për t’u ofruar në këtë mënyrë ndihmë të madhe zjarrfikësve që po përballen me betejën e zjarreve.

Agjencia Federale e Hapësirës po përdor teknologjinë e re të imazhit hapësinor nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar për të informuar ekipet e zjarrit që luftojnë me zjarret Dixie dhe Bootleg aty ku janë në nxehtësinë më të madhe.

Kjo u mundëson zjarrfikësve nga Shërbimi Pyjor Amerikan të gjurmojnë në cilin drejtim po lëviz zjarri, të vendosin burime në mënyrë efektive, dhe të mbrojnë infrastrukturën kritike.

Imazhet e marra nga satelitët nga 7 korriku deri më 22 korrik, tregojnë rrugën e Zjarrit të Bootleg ndërsa ai përshkoi rrugën në jug të Oregonit, duke konsumuar 410,000 hektarë tokë dhe qindra ndërtesa dhe automjete.