Tech

Musku s’ia kthen llogarinë konspiracionistit Jones

Elon Musk mbledh 19 investitorë për ta ndihmuar në blerjen e Twitterit

Pronari i Twitterit, Elon Musk, ka njoftuar se nuk do ta lejojë konspiracionistin Alex Jones, të kthehet në Twitter, raportoi BBC-ja të martën.

Jones ka në posedim uebsajtin “Infowars”, në të cilin publikohen ide konspirative dhe përmbajtje të konsideruara të rreme. Ai kishte shkruar se sulmi me armë në shkollën “Sandy Hook” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur, ishte mashtrim.

Pas këtij shkrimi, Jones u ndalua nga Facebooku, Spotify, Apple dhe Youtube. Ndërsa, kur Musk vendosi që ta kthejë ish-presidentin Donald Trump në Twitter, u pyet edhe për mundësinë e kthimit të Alex Jonesit. Sipas Muskut, shefi i sajtit nuk duhet të kthehet.

Jones pati deklaruar më parë se nuk i intereson më të kthehet në Twitter. Ndërkohë, Trump ende nuk ka postuar në Twitter, pavarësisht se llogaria iu riaktivizua dhe aktualisht ka mbi 90 milionë ndjekës.

Trump u shpreh se dëshiron të qëndrojë në platformën e tij, Truth Social.