Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Musk lëshon një paralajmërim për ukrainasit në lidhje me shërbimin satelitor

Themeluesi i Teslas, Elon Musk, ka paralajmëruar ukrainasit që të përdorin shërbimin satelitor Starlink të kompanisë së tij "me kujdes".

Musk, i cili është njeriu më të pasur në botë, më parë i dhuroi Ukrainës një numër terminalesh interneti satelitor Starlink.

Në një postim së fundmi në Twitter, ai ka thënë se sistemi i komunikimit është "i vetmi jo-rus" që punon ende në Ukrainë, dhe paralajmëroi se shanset për t'u shënjestruar janë të larta.