Pronari i Twitterit, Elon Musk, e ka quajtur të tmerrshëm emrin e rrjetit social të ish-presidentit Donald Trump, "Truth Social".
Në një 'cicërimë', Musk shkroi se rrjeti social i Trumpit ekziston për shkak se Twitteri e censuroi lirinë e shprehjes.
“Truth Social (emër i tmerrshëm), ekziston sepse Twitteri censuroi lirinë e shprehjes”, shkroi Musk në një postim, ku bëri të ditur se mediumi i Trumpit është i pari në listën e "App Store".
Ditë më parë, Musk pagoi 44 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin, pas një sage të gjatë mospajtimesh me bordin.
Ish-presidenti të SHBA-së, Donald Trump, i ishte hequr qasja në Twitter pas zgjedhjeve presidenciale të 2020-s, me arsyetimin se shpërndante lajme të rreme rreth procesit zgjedhor.
Edhe
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
Musk ka paralajmëruar se kur ta merr plotësisht nën kontroll Twitterin, do të mundësjoë liri të plotë të shprehjes.
Truth Social (terrible name) exists because Twitter censored free speech
— Elon Musk (@elonmusk) April 27, 2022