Themeluesi i Teslas, Elon Musk, do të bëhet pjesë e bordit të Twitterit, ka bërë të ditur të martën shefi ekzekutiv i bordit, Parag Agrawal.
“Jam i emocionuar t’ju njoftoj që ne kemi emëruar Elon Muskun në bordin tonë! Nëpërmjet bisedave me Elonin në javët e fundit, u bë e qartë për ne se ai do t'i sillte vlerë të madhe bordit tonë”, ka shkruar Agrawal.
Musk e ka shfrytëzuar njoftimin për të treguar se do të bëjë “përmirësime të rëndësishme” në shërbim, raporton The Independent.
“Duke shikuar mundësitë për të punuar me Paragun dhe bordin e Twitterit për të bërë ndryshime të rëndësishme në Twitter në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Musk.
Njoftimi për hyrjen të Muskut në bordin e Twitterit ka ardhur vetëm një ditë pasi u bë e ditur se ai ka blerë gati 10% të aksioneve në kompani, duke u bërë kështu aksionari më i madh individual i platformës.
-
Gjykata vendos: Elon Musk mashtroi investitorët e Twitterit
-
Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, pasuria e tij arrin mbi 700 miliardë dollarë
-
Aksionarët e Teslas miratojnë pakon rekorde të pagës për Muskun
-
Elon Musk bëhet gjysmëtrilioneri i parë në botë
-
Si e ktheu brenda ditës Elon Musku titullin e më të pasurit të botës?