Monitorët shumë të gjerë po bëhen gjithnjë e më të zakonshëm për lojtarët e kompjuterëve, duke u ofruar përdoruesve një pamje më të gjerë përmes zgjerimit fizikisht të monitorit majtas dhe djathtas.
Në rastin e monitorit 32:9, madhësia e ekranit është e dukshme, duke ofruar të njëjtën madhësi sikurse dy ekrane me rezolucion 1,920 x 1,080 pikselë të vendosur njëri pranë tjetrit në mënyrë që të sigurohet më shumë potencial i produktivitetit dhe orientimit të lojës, transmeton Koha.net.
Kompania MSI, zyrtarisht ka zbuluar monitorin e ri të quajtur Optix MAG491C 3,840 x 1,080 FreeSync i cili ofron një shpejtësi të rifreskimit prej 144Hz, certifikatën VESA HDR 400 dhe 4 ms shpejtësinë e reagimit. Po ashtu, MSI thotë se ky monitor do të ketë vetëm një port DisplayPort dhe tre porte HDMI.
Në Computex, MSI është duke e reklamuar këtë monitor për lojëra, duke treguar se sa e dobishme mund të jetë gjerësia shtesë kur është fjala në garat për tituj dhe lojëra të tjera simulimi. Lakimi 1800R i MAG491C, po ashtu, i jep këtij monitori një pamje më të këndshme.
Gjithashtu, MSI nuk zbuluar datën e saktë të lansimit të këtij monitori shumë të gjerë e as sa do të jetë çmimi i tij.
-
MSI ka gejming monitorë të rinj portativë dhe për desktop
-
MSI paralajmëron ekranin e lakuar për gaming Optix MAG342CQR 1000R
-
Ekranet MSI Optix MAG161 janë portativë dhe ofrojnë rifreskim prej 240Hz
-
MSI paralajmëron monitorin mobil për gejming 240Hz IPS Optix MAG161
-
MSI prezanton monitorin e lakuar MAG Optix G27C4 1500R