Janë shfaqur sot detajet e reja në lidhje me smartfonët e rinj të kompanisë Motorola, Moto E4 dhe E4 Plus. Detajet e reja kryesisht kanë të bëjnë me dizajnin dhe specifikat e smartfonit.
Sipas MajorDroid, Moto E4 Plus duket më i madh sesa Moto E4, i cili ka këto dimensione 144.7 x 72.3 x 899mm, ekran 5-inç, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama, trupin nga metali dhe baterinë prej 2,800 mAh që mund t’i zëvendësohet.
Moto E4 Plus vjen me ekran më të madh prej 5.5-inç me rezolucion HD, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama dhe grafikë Mali-T720MP2, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen edhe me 2 ose 3 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme, sistemin operativ më të ri Android 7.1.1, si dhe me baterinë prej 5 mijë mAh e cila mund të zëvendësohet.
Sa i përket çmimit, Moto E4 Plus do të kushtojë 190 euro, ndërsa Moto E4 150 euro.
Moto E4 dhe E4 Plus pritet të lansohen në muajin qershor.
Edhe
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
{gallery}