Tech

Moto E5 Plus vjen me ekran 6.5-inç dhe bateri prej 5,000 mAh

Jemi vetëm një ditë larg nga ngjarja zyrtare e Motorolas të cilën do ta mbajë në Brazil nesër, 19 prill. Po ashtu, fansta e Motorolas janë duke pritur me padurim lansimin e serisë Moto G6 e cila përfshinë modelet Moto G6, Moto G6 Plus dhe Moto G6 Play.

Ndërkohë, modeli me numër XT-1924-3 është shfaqur në uebfaqen FCC, e cila zbuloi se Moto E5 Plus do të vijë me baterinë e madhe Li-on prej 5,000 mAh si dhe me dimensionet prej 1.6 x 0.75 x 1.67 mm, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, kjo uebfaqe zbuloi se modelet me numër XT-1924-1 dhe XT-1924-2 janë te dedikuar për Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Modeli me numër XT-1924-3 është i dedikuar për Azinë dhe do të ketë procesor Snapdragon 430 SoC.

Modelet me numër XT-1924-4 dhe XT-1924-5 për Amerikën Latine do të kenë procesor Snapdragon 425 SoC.

Tashmë e dimë se Moto E5 Plus do të ketë raportin e ekranit prej 18:9 dhe se do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë.

{gallery}