Motorola po punon me intensitet për të publikuar një numër të madh telefonash këtë vit.
Telefonat Moto Z2 dhe Moto Z2 Play ishin objekt i një numri të madh raportimesh. Por, sot Android Authority sjell fotografinë e njërit nga telefonat nga burime të sigurta. Në këtë mënyrë mund të shohim se Moto G5S vjen në tri ngjyra të ndryshme: e hirtë, e artë dhe e kaltër e mbylltë.
Këta telefona janë të ngjashëm me telefonin Moto G5, përveç se do të ketë shtëpizë të metaltë për dallim nga modeli G5, i cili është kombinim i metalit dhe plastikës, transmeton Kosovapress.
Moto G5S vjen me ekran 5,2 inç me rezolucion 1080p, derisa Moto G5S+ vjen me ekran 5,5 inç dhe rezolucion 1080p, si dhe kamerë të dyfishtë.
Tash për tash nuk ka informacione se kur telefonat do të dalin në shitje dhe me çfarë çmimi.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
FIFA prezanton topin e ri të Kupës së Botës