Tech

Mësohet çmimi i Moto G5S dhe G5S Plus për Evropë

Kompania e njohur e teknologjisë Motorola së shpejti do të bëhet me dy smartfona të rinj, Moto G5S dhe G5S Plus.

Ndërkohë, Roland Quandt ka zbuluar çmimet e këtyre dy smartfonëve të ardhshëm të Motorolës për Evropë, transmeton Koha.net. Përmes llogarisë të tij në Twitter, ai zbuluar se Moto G5S do të kushtojë rreth 300 euro, ndërsa versioni Plus i tij rreth 330 euro.

Gjithashtu, Quandt thekson se këto çmime vijnë nga Evropa Lindore.

Më parë është raportuar se Moto G5S në Indi do të kushtojë rreth 265 euro, gjë që i bie që çmimet në Evropë janë më të lartë.

Moto G5S dhe G5S Plus do të jenë më të avancuar për dallim nga G5 dhe G5 Plus. Ndoshta ndryshimi më i madh do të jetë kamera e dyfishtë e Moto G5S Plus, e cila thuhet se do të jetë 2x13 megapikselë në vend të 2x12 megapikselë që e ka G5 Plus.

Të dhënat tjera në lidhje me Moto G5S dhe G5S Plus, pritet të dalin në të ardhmen e afërt.