Sot janë shfaqur disa fotografi të reja të cilat tregojnë pamjen reale të modelit final të shumëpriturit, Motorola Moto G5.
Nga fotografitë mund të shohim se pjesa e pasme e këtij smartfoni të shumëpritur, është nga metali, transmeton Koha.net. Po ashtu, vjen me butona virtual, sensor për gishtërinj në pjesën e përparme, si dhe me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, Moto G5 do të vijë me ekran 5.2-inç me rezolucion full HD, procesor Snapdragon 430, 2 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, ndërsa Moto G5 Plus do të ketë procesor Snapdragon 625, 2 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme.


