Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Miliarderët e kriptovalutave humbën 15.5 miliardë dollarë për nëntë ditë

“Lehtë vijnë e lehtë shkojnë”. Pas ngritjes së çmimit të monedhës digjitale Bitcoin në mbi 59 mijë dollarë në mesnatën e 10 majit, nisi një rënie dramatike, prej 36 për qind për nëntë ditë.

E 12 personave që u bënë miliarderë me kriptovaluta rënia u kushtoi shumë.

Sipas përllogaritjeve të “Forbesit”, këta miliarderë, të cilët ndërtuan pasurinë përmes kriptovalutave, humbën 15.5 miliardë dollarë, me pasurinë e përgjithshme që ra nga 62.3 miliardë në 46.8 miliardë dollarë të mërkurën.

Bitcoin ka pasur një qarkullim të jashtëzakonshëm kohëve të fundit me rënie deri 30 mijë dollarë e rikthim në 38 mijë. Një vit më herët, një BTC kishte vlerën e vetëm 9700 dollarëve.

Humbësi më i madh ndër miliarderët e zgjedhur nga “Forbes” është Sam Bankman-Fried, 29-vjeçari që ka themeluar kompaninë e tregtimit me kriptovaluta, “Alameda Research”. Nga 16.7 miliardë dollarë më 10 maj, ai ra në 11.5 miliardë të mërkurën.

Lista e miliarderëve që pësuan më së keqi:

  • Sam Bankman-Fried nga 16.7 miliardë në 11.5 miliardë dollarë.
  • Brian Armstrong nga 9.8 miliardë në 8.3 miliardë dollarë.
  • Chris Larsen nga 6.9 miliardë në 5.6 miliardë dollarë.
  • Jed McCaleb nga 6 në 4.4 miliardë dollarë.
  • Tyler & Cameron Winklevoss nga 3.8 në 2.9 miliardë dollarë.
  • Fred Ehrsam nga 3.4 në 2.9 miliardë dollarë.
  • Michael Saylor nga 3.3 në 1.8 miliardë dollarë.
  • Matthew Roszak nga 2.8 në 1.7 miliardë dollarë.
  • Barry Silbert nga 2.1 në 1.8 miliardë dollarë.
  • Tim Draper nga 1.8 në 1.1 miliardë dollarë.
Artikuj të ngjashëm