WhatsApp është një nga aplikacionet e njohura të mediave sociale në botë, por duket se këtë mbrëmje ka pasur probleme.
Mësohet se ky aplikacion ka rënë në të gjithë botën, ndërkohë që përdoruesit e tij nuk mundën që të shpërndanin mesazhet e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri i raporteve të këtij problemi janë bërë përmes platformës Twitter, ku përdoruesit kanë treguar se kanë vështirësi në dërgimin dhe pranimin e mesazheve përmes WhatsApp, raporton TCH.
Fillimisht aplikacioni ra në versionin e tij desktop, më pas shfaqi probleme edhe në spartphone. Deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Probleme janë raportuar në të gjithë botën, përfshirë këtu një pjesë të madhe të Evropës, Sh.B.A, Amerikës Jugore dhe Qendrore, Indisë dhe Australisë.
WhatsApp tani është në trend në Twitter, me më shumë se 321,000 tweet në lidhje me ndërprerjen.