Microsofti ka lansuar një pajisje të re nën brendin Surface: Surface Laptop.
Pajisja u shpalos sot. Ajo ka ekran 13.5-inç dhe vjen me sistemin operativ Windows 10 S.
Pajisja e re vjen në katër versione ngjyrash dhe peshon 1.3 kilogram.
Microsofti përdor procesorët më të rinj të Intelit i5 dhe i7 dhe thotë se bateria e tij është e fuqishme aq sa mban zgjuar pajisjen për 14.5 orë. Kjo kompani po ashtu thotë se pajisja është më e shpejtë se i7 MacBook Pro dhe ka bateri më shumë se çfarëdo MacBook Air që është në treg.
Para-porositë nisin që nga sot për 999 dollarë për versionin i5 me 4GB RAM dhe 128 GB SSD hapësirë. Ai do të shitet nga 15 qershori.
Artikuj të ngjashëm
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA