Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsofti do ta prezantojë gameplayin e parë të Halo Infinite në platformën PC gjatë panairit E3

IT gazetari Brad Sams, i cili i pari raportoi se Halo: The Master Chief Collection do të arrijë në platformën PC (para se të lansohej zyrtarisht) ka publikuar tashmë detaje të reja interesante nga universi Halo. Sipas tij, gjatë konferencës për gejming E3 2019 Microsofti do ta prezantojë gameplayin e parë të Halo Infinite, raporton TechPowerUp.

Kjo nuk është befasi, sepse pas paralajmërimeve të vitit të kaluar për lojën, pritej që sivjet të prezantohet përmbajtja e lojës. Nga ana tjetër, informacioni më i rëndësishëm këtu është se Halo Infinite do të jetë në dispozicion për platformën PC, sidomos kur është fjala për Microsoftin, i cili zakonisht ambiciet e veta për PC gaming ua lë developerëve të tjerë, shkruan KOHA Ditore.

PC-ja është bërë platformë e zgjedhur, në të cilën do të shfaqet ajo që ofrohet vizualisht nga loja e ardhshme Halo (gameplay do të shfaqet me ndihmën e kontrolluesit të Xbox One). Microsofti nuk është ende i gatshëm ta prezantojë gjeneratën e ardhshme të Xbox, ndërkohë që kompania nuk ka dashur ta demonstrojë lojën e re në harduerin tashmë të vjetruar të Xbox One.

Artikuj të ngjashëm