Gjatë 343 Social Stream në Mixer, u paraqitën pamjet e para të versionit të ardhshëm PC të lojës Halo: The Master Chief Collection. Studio 343 Industries e ka publikuar një demo të vogël për Halo: Reach, e cila do të jetë loja e parë në koleksionin për platformën e re.
Demo e paraqet misionin brenda fushatës (Tip of the Spear). Gjatë konferencës për gejming E3, vizitorët do të mund ta provojnë të njëjtin mision, por në një ndërtesë më të re me elemente komplete PC UI dhe funksione të tjera. Gjithashtu u konfirmua se Reach nuk do të jetë në dispozicion në dyqanin e Microsoftit gjatë E3, edhe pse është listuar faqja e cila tregon ndryshe, se është një gabim, shkruan KOHA Ditore.
Është sugjeruar edhe që po diskutohet se loja split-screen dhe mbështetja për modimin e Master Chief Collection në PC konsiderohen si opsione në kuadër të azhurnimit pas lansimit të lojës.
Çmimi dhe detajet specifike rreth lansimit të lojës Halo: Reach për PC, e cila është e para në serialin Halo: The Master Collection, do të bëhen të ditura gjatë konferencës për gejming E3.