Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsoft Teams mbërrin zyrtarisht në Linux

Muajin e kaluar, janë paraqitur indikacione se Microsoft Teams do të mund të arrijë në Linux, ndërsa tani sajti i shërbimit UserVoice konfirmon se Teams me të vërtetë mbërrin në sistemin operativ me kod të hapur, raporton Neowin.

Anëtari i ekipit të Teams në forum theksoi: "E dimë se shumë prej jush po e presin klientin Teams për Linux dhe me kënaqësi po e konfirmojmë se jemi duke punuar në të. Na ndiqni për më shumë informacione." Tani për tani ende nuk ka ndonjë datë konkrete të lansimit të shërbimit për Linux, por ekzistenca e tij është konfirmuar definitivisht, shkruan KOHA Ditore.

Një nga arsyet kyçe se pse Microsofti dëshiron Teams për Linux është sepse konkurrenca kryesore Slack e ka klientin e vet Linux tash ca kohë. Gjithashtu, kërkesat për mbështetje Teams në Linux datojnë qysh nga viti 2016, ndërsa përdoruesit theksojnë se nuk mund të kalojnë nga Slack derisa të paraqitet klienti Linux për Teams.

Duke pasur parasysh se Teams është shumë i lidhur me paketën Office 365, tani për tani nuk është e qartë nëse edhe produktet e Office mund të arrijnë në Linux.