Microsoft është duke përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar gjeneratën e ardhshme të softuerëve të antivirusëve.
Kjo kompani është nën presion shumë të madh për të ofruar një zgjedhje të sigurisë kibernetike që do të punojë me miliona kompjuterë, derisa hakerët kanë shpeshtuar sulmet, transmeton koha.net.
Vetëm në javët e fundit, virusi WannaCry shkatërroi më shumë se 200 mijë kompjuterë në të gjithë botën, e që shumë nga ta ishin duke përdorur sistem operativ të pa përditësuar të Windowsit.
Për të parandaluar krizën e ardhshme globale kibernetike, një përditësim i ri do të marr me “qera” më shumë se 400 milionë kompjuterë që kanë sistemin operativ Windows 10, ka njoftuar Microsofti.
Në përditësimin e ri, Microsoft do të përdor një gamë të gjerë të të dhënave nga programi i sistemit ‘cloud’ si Azure, Endpoint e Office për të krijuar antivirusin me inteligjencë artificiale i cili mund të dallojë sjelljet e viruseve, ka thënë Rob Lefferts, drejtor i programit të menaxhimit të Windows Enterprise and Security.
Ky përditësim është duke u bërë për Sistemin e Avancuar të Mbrojtës nga kërcënimet e Windows Defender.
Nëse një virus vërehet në ndonjë kompjuter që ka sistemin operativ Windows 10 në të gjithë botën, Microsoft ka thënë se do dallojë atë dhe t’i mbrojë të gjithë përdoruesit e tjerë në mbarë botën. Po ashtu, edhe viktima e parë do të jetë i mbrojtur sepse virusi do të kufizohet në një boks virtual në sistemin ‘cloud’.
Microsoft s’e sheh inteligjencën artificiale si zgjidhjen e ardhshme për siguri derisa sulmet sa vijnë e bëhen më të sofistikuara, ndërsa rreth 96 për qind e viruseve të zbuluar janë të rinj.