Microsofti është duke punuar në funksionin i cili do ta mundësonte transferimin më të shpejtë të informatave nga dokumentet fizike në ato digjitale. Shfrytëzuesit e Microsoft Excel së shpejti do të mund t’i fotografojnë recetat ose format e tjera me tabela dhe këto informata t’i fusin direkt në tabelë të Excel. Kjo do të mundësohej përmes truqeve me njohjen optike të karaktereve, raporton HotHardware.
Përdoruesit së pari do ta shtypin butonin "Insert data from the picture" në telefonin ose tabletin e tyre. Sapo që të dhënat të rrethohen në zonën e kuqe, është e mundur të krijohet foto dhe bartja e saj. Exceli pastaj do t’i importojë të dhënat dhe do t'i transferojë ato në tabelë. Përdoruesit gjithashtu do të mund t’i përpunojnë/modifikojnë të gjithë informacionet që nuk i kanë bartur tërësisht nga fotot në Excel. Pas mbarimit të procesimit, vetëm duhet shtypur "Insert" dhe Exceli do ta përfundojë konvertimin e tabelës në dokument konkret Excel, shkruan KOHA Ditore.
Funksioni "Insert Data" do të jetë ideal për biznes, hulumtues dhe studentë. Opsioni aktualisht është në beta dhe është në dispozicion vetëm për një numër të vogël të shfrytëzuesve të Office Insider me pajisjet Android. Microsofti shpreson ta mundësojë këtë funksion për të gjithë abonentët e Office 365 gjatë disa muajve të ardhshëm.
Vetë Microsoft Excel gjithashtu ka pasur azhurnime të mëdha kohët e fundit, me Office 2019. Janë shtuar shumë funksione dhe grafikone, mbështetje më e mirë për timeline dhe harta 2D, si dhe azhurnime për Power Pivot dhe Power Query. Microsoft Word, PowerPoint, Outlook, Project, Visio, Access dhe Publisher janë azhurnuar gjithashtu.
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
“Në sytë e tjetrit” kthen objektivin te portreti
-
Bëhet viral momenti kur Elon Musk xhiron përreth gjatë takimit Trump-Xi
-
Instagrami heq enkriptimin nga sot – çka do të thotë kjo për mesazhet private?