Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsoft Edge dhe Google Chrome sjellin linkimin e tekstit në sajte

Funksioni i ri, i cili së shpejti do të mund të jetë në dispozicion në browserët e bazuar në Chrome, do t'ua mundësojë shfrytëzuesve t’i linkojnë fjalët, fjalitë ose paragrafët specifike në një faqe të caktuar.

Aktualisht, përdoruesit mund t’i linkojnë vetëm ueb faqet komplete ose seksionet e faqeve përderisa krijohen linqe anchor. Por me funksionin e ri, është e mundur të krijohen linqe për pothuajse çdo pjesë të tekstit në një faqe të caktuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kohët e fundit u zbulua se funksioni i ri do të mund të emërtohet Scroll to Text dhe bazohet në projektin GitHub i cili ofron pak më shumë informacion rreth asaj se si do të funksionojë çdo gjë kur opsioni të jetë në dispozicion në engine Chromium.

Teknikisht, linku do ta përfshijë referencën në tekstin që e tregon, dhe për ta arritur këtë, fillimi dhe fundi i tekstit do të ishin pjesë të linkut të gjeneruar.

Në këtë moment, funksioni nuk është ende pjesë e Google Chrome, dhe nuk ndodhet as në seksionin testues Canary. Megjithatë, kjo pritet së shpejti, sepse puna në funksion ka kohë që është duke u zhvilluar. Meqë engine Chromium do ta ekzekutojë këtë opsion, shumica dërrmuese e browserëve do ta përdorin atë. Kjo e përfshin Google Chrome, por edhe versionin e ardhshëm të browserit Microsoft Edge, ose, me më shumë gjasa browseri i ri nga kjo kompani.