Microsoft ka treguar se do të shpenzoj 500 milionë dollarë për të ndihmuar ndërtimin e shtëpive ‘të përballueshme’ në zonën e Seattle.
“Të ardhurat mesatare në regjion nuk kanë mbajtur ritmin e njëjtë me rritjen e kostove të shtëpive, kështu duke u bërë e pamundur për punëtorët me të ardhura të ulëta e të mesme që të përballojnë që të jetojnë afër punës së tyre”, kanë thënë nga Microsoft.
Të dhënat e mbledhura nga Microsoft kanë treguar se nga 2011 deri 2018, çmimi mesatar për një shtëpi në Puget Sound, e cila është një vatër jetese për njerëzit e zyrave të Silicon Valley, janë rritur për 96%, përderisa të ardhurat mesatare janë rritur për vetëm 34%.
Ardhja e kompanive teknologjike në qytete si Seattle e San Francisco ka ndikuar në rritjen e çmimeve të shtëpive në mas të madhe.
-
Microsofti i investon 76 milionë dollarë në një zonë rurale për zhvillimin e teknologjisë
-
Microsofti me plane të reja të shpenzimeve për t’i shërbyer kërkesës për inteligjencën artificiale
-
Probleme për Microsoftin, shitjet ngadalësohen ndjeshëm
-
Microsofti do të investojë 400 milionë dollarë në inteligjencën artificiale në Zvicër
-
Microsoft do t’i pushojë nga puna 6.000 punëtorë