Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsoft do të përditësojë Notepadin pas shumë vitesh

Microsoft do t’ia shtojë aplikacionit të saj Notepad për Windows shumë tipare të reja.

Gjiganti softuerik nuk e ka përditësuar Notepad’in për vite me radhë ndërsa tani do të vijë me përditësimin e ardhshëm të Windows 10 me tipare shumë të kërkuara nga përdoruesit, transmeton koha.net.

Microsoft në mënyrë të qartë është duke dëgjuar përdoruesit e Windows 10 të cilët e përdorin notepad’in për kodim apo thjesht për manipulim të teksteve.

Microsoft gjithashtu do të shtojë mbështetjen për koduesit nga Unix/Linux e Macintosht në Notepad.