Shefi i Metas, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se kompania e tij do të lansojë një version të ri të asistentit virtual Meta AI, me më tepër mundësi manovrimi.
Nëpërmjet një videomesazhi, Zuckerberg ka thënë të enjten se qëllimi i tij është që inteligjenca artificiale të bëhet lidere në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne po e përmirësojmë Meta AI me modelin tonë të ri të teknologjisë së fundit Llama 3 AI, të cilin e kemi si opsion të hapur. Me këtë model të ri, besojmë se Meta AI është asistenti më inteligjent që mund ta përdorni. Po e bëjmë Meta AI më të lehtë për t’u shfrytëzuar duke e integruar atë në kutitë e kërkimit në Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger. Ndërtuam gjithashtu një faqe interneti, Meta.ai, që ju ta përdorni si uebfaqe”, ka bërë të ditur ai.
39-vjeçari ka deklaruar se po punohet edhe në disa veçori të tjera, si krijimin e videove nëpërmjet tekstit dhe animim të fotografive.
Aktualisht lidere në botë për inteligjencë artificiale është kompania OpenAI, që në mesin e drejtuesve gjendet shqiptarja Mira Murati.