Kompania teknologjike Meta, ka njoftuar të enjten se do të ndërtojë mjete të reja për të lejuar markat të parandalojnë shfaqjen e reklamave të tyre pranë përmbajtjeve të papërshtatshme në Facebook dhe në Instagram.
Siç ka bërë të ditur kompania, testimi i këtyre mjeteve do të fillojë gjatë këtij viti, në mënyrë që të lansohen në fillim të vitit 2023.
Kompania e rrjeteve sociale ka thënë se për të siguruar verifikimin e jashtëm që reklamat shfaqen vetëm pranë përmbajtjes së përshtatshme, ka zgjedhur që të ketë partneritet me firmën e matjes së reklamave, Zefr.
Kjo lëvizje është pjesë e përgjigjes së Metës ndaj kërkesave të kahershme nga industria e reklamave, e cila ka bërë thirrje që markave t'u jepet një kontroll më i madh se ku shfaqen reklamat e tyre në internet.
Reklamuesit kanë kërkuar mjete për t'i ndihmuar ata të personalizojnë dhe të parandalojnë shfaqjen e reklamave ngjitur me përmbajtjen që marka e konsideron të papërshtatshme, të tilla si politika ose lajmet për vdekjen ose dhunën, raporton Reuters.
Meta tha se kontrolle të tilla së pari do të ndërtojë për burimet e Facebookut dhe Instagramit për tregjet anglishtfolëse.
-
Meta do t’i ndalojë reklamat politike në BE nga tetori
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
Meta do t’i përdorë bisedat tuaja me inteligjencën artificiale për t’ju shitur gjëra
-
Meta nis ndëshkimin e profileve që vjedhin përmbajtje në Facebook
-
Instagrami u mbush me plot video me dhunë, Meta kërkon falje