Meta, firma mëmë e Facebookut dhe Instagramit, po punon për një aplikacion të pavarur të rrjetit social të bazuar në tekst.
Ai mund të jetë rival si për Twitterin ashtu edhe konkurrentin e tij të decentralizuar, Mastodon.
"Ne jemi duke eksploruar një rrjet social të pavarur të decentralizuar për ndarjen e përditësimeve të tekstit. Ne besojmë se ka një mundësi për një hapësirë të veçantë ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë përditësimet në kohë për interesat e tyre”, tha një zëdhënës për BBC.
Një aplikacion i ngjashëm me Twitterin do t'i mundësonte Metës të përfitonte nga kaosi aktual në kompaninë e udhëhequr nga Elon Musk, ku ulja e kostove ka qenë e shfrenuar.
Sipas MoneyControl, aplikacioni i ri është i koduar P92 dhe do t'i lejojë përdoruesit të identifikohen përmes kredencialeve të tyre ekzistuese në Instagram.
Aplikacioni i ri do të ishte i decentralizuar - ai nuk mund të ekzekutohet sipas dëshirës së një entiteti të vetëm, të blihet ose të shitet.
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp
-
WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme