Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mësohet data e lansimit të iPhonëve të rinj dhe çmimi i iPhone 8

Tre iPhonët e rinj pritet të lansohen në gjysmën e dytë të këtij viti dhe Apple pritet të zbulojë në të ardhmen e afërt ndonjë informacion në lidhje me këta iPhone, por tani raportohet se data e saktë e lansimit të tyre është zbuluar.

Kompania “The Cupertino” do të zbulojë iPhonët e rinj më 6 shtator, dy javë e gjysmë pasi Samsung do të zbulojë Galaxy Note 8.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga tre iPhonët e rinj, iPhone 8 duket se do të jetë modeli më interesant. Raportohet se ai do të ketë ekran OLED më të madh me rezolucion më të lartë dhe skajet më të holla, që nënkupton se, transmeton Koha.net, iPhone 8 do të ketë trupin më të vogël, të kombinuar me kornizën nga metali dhe me xham në pjesën e pasme dhe të përparme, si dhe me teknologjinë e re që asnjë smartfon nuk e ka – teknologjinë 3D për identifikim të fytyrës.

Një raport tjetër, duke cituar analistët e JPMorgan, thotë se iPhone 8 do të arrijë me kohë dhe do të fillojë të shitet në fund të shtatorit, por vetëm në sasi të kufizuara.

Gjithashtu, siç është raportuar më herët se çmimi i iPhone 8 do të jetë të paktën 1000 dollarë, nuk qëndron më ashtu sepse në raportin e fundit thuhet se ai do të kushtojë më shumë, ku çmimi për modelin bazë do të jetë 1.100 dollarë.