Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

iPhone 8 do të lansohet në shtator

Apple zakonisht lanson telefonat në muajin shtator, edhe pse në javët e fundit është raportuar se iPhone 8 do të prezantohet më vonë gjatë vitit.

Sipas raportimeve të fundit, iPhone 8 do të lansohet në muajin shtator dhe Apple do të mbajë një konferencë për media për ta prezantuar pajisjen e re.

Sivjet pritet të prezantohen tri modele të iPhone: një me ekran LCD 4.5 dhe 5.5-inç. Këto modele do të quhen iPhone 7S dhe 7S Plus. Ndërsa telefoni kryesor do të jetë iPhone 8.

iPhone 8 do të lansohet për nder të 10 vjetorit të iPhone. Kjo pajisje do të ketë ekranin OLED me 5.8-inç.

Të tre telefonat e rinj do të kenë procesorin Apple A11 dhe do t’u shtohet më shumë RAM.

Dizajni i këtyre telefonave do të jetë i përbërë nga çeliku dhe xhami.