Apple së shpejti mund të fillojë të ofrojë iPhone të ri, më të lirë. Sipas Bloombergut, furnitorët nga kompania me seli në Cupertino do të fillojnë me montimin e një modeli më të lirë të iPhone dhe atë që nga shkurti. Gjithashtu, thuhet se Apple do ta prezantojë telefonin e ri në mars.
Raportet, thashethemet dhe parashikimet për modelin më të lirë të iPhone kanë filluar të paraqiten që nga viti i kaluar. Disa prej tyre vijnë edhe nga analisti Ming-Chi Kuo, i cili e ka një reputacion të mirë kur bëhet fjalë për parashikimet e situatës në ekosistemin Apple.
Kuo dhe Bloomberg kanë theksuar më parë se iPhone i ardhshëm i lirë do të duket si iPhone 8 dhe do të ketë ekran 4.7-inçësh. Ai do të punojë falë çipsetit Apple A13, i cili gjendet gjithashtu në modelin iPhone 11, shkruan KOHA Ditore. Në një raport të veçantë Bloombergu thekson se Apple kohët e fundit u kërkoi partnerëve të tyre që ta përforcojnë prodhimin e procesorit të serisë A, raporton Engadget.
Raporti përmend gjithashtu se telefoni do të ketë Touch ID të integruar në butonin për ndezje dhe nuk do të ketë mbështetje për Face ID.