Duket se gjiganti i teknologjisë, Samsung, është duke i rritur çmimet e secilit smartfon të ri të avancuar.
Galaxy S8 ishte rreth 100 euro më shtrenjtë se paraardhësi i tij dhe sipas raporteve të fundit, fableti i ardhshëm i avancuar i kompanisë do të jetë edhe më i shtrenjtë, transmeton Koha.net.
Llogaria e famshme @evleaks, shkruan se ky fablet do të zbulohet në gjysmën e dytë të muajit shtator dhe se do të jetë smartfoni më i shtrenjtë i Samsungut.
Galaxy Note 8 në Eurozonë do të kushtojë rreth 999 euro. Nëse krahasojmë këtë me Galaxy S8 dhe S8+, fableti del të jetë më i shtrenjtë për 200 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga fillimi i majit
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6