Samsungu raportohet se ka vendosur që Galaxy S9 kur të dalë në shitje të ketë çmim rreth 900 eurosh në Evropë.
Ky pritet të jetë telefoni më i shtrenjtë i serisë Galaxy S në histori. Versioni i shkuar Galaxy S8 ishte rreth 800 euro.
Telefoni i ardhshëm pritet të prezantohet zyrtarisht për pak ditë. Galaxy S9 do të dalë në shitje në fillim të muajit të ardhshëm.