Tech

Galaxy S9/S9+, modelet më të shtrenjtë të Samsungut

Duke pasuar parasysh se vitin që lëmë pas ishte një vit i shtrenjtë sa i përket çmimeve mesatare për smartfona, por sipas një burimi, Galaxy S9 dhe S9+ do të jenë smartfonat më të shtrenjtë të serisë S së gjigantit të teknologjisë – Samsung.

Kujtojmë se Galaxy S7 ka filluar të shitet me çmim prej 650 dollarë, ndërsa pasardhësi i tij prej 750 dollarë dhe çmimi i Galaxy S9 mund të jetë më i lartë se këtyre dy paraardhësve, transmeton Koha.net.

A pritet që të fillojë me çmim prej 800 dollarë? Le të themi se llogaria Ricciolo në Twitter është gabim, por, kur është fjala për çmim, kjo llogari ka parashikuar saktësisht vargun e çmimeve të smartfonave të serisë S së Samsungut për disa vite me radhë.

Duke u bazuar se kamera nuk do të jetë e lirë, siç e dëshmon telefoni i parë për këtë vit i Samsungut - W2018, atëherë edhe çmimi pritet të jetë i lartë nëse ky spekulim del të jetë i vërtetë më 25 shkurt, kur Galaxy S9 do të prezantohet zyrtarisht.

Lexoni edhe: 

Zyrtare, Galaxy S9 del më 25 shkurt

“Më vjen keq, por spekulimet e juaja janë të gabuar... Dyshja Galaxy S9/S9+ do të prezantohen më 25 shkurt! Përgatitni paratë tuaja... Galaxy më i shtrenjtë ndonjëherë”, ka shkruar Ricciolo në Twitter.