Gjatë konferencës së Nvidias, G12, Samsungu ka prezantuar inovacionin e vet më të ri në fushën e memories HBM. Kompania e prezantoi memorien HBM2E "Flashbolt", e cila ofron shpejtësi të përmirësuara prej 33% në krahasim me çipat më të vjetër HBM2 të kompanisë.

Në krahasim me modelet Aquabolt HBM2 të Samsungut, të cilat mundësojnë shpejtësi deri në 2.4Gbps, Flashbolt mund të ofrojë shpejtësi transferimi deri në 3.2Gbps, që është një rritje prej 33% në krahasim me atë që ishte e mundur më parë, shkruan KOHA Ditore.
Flashpoint HBM2E ka përdorur matrica prej 16GB, të cilat kur bashkohen krijojnë çipa memorikë prej 16GB dhe secili prej tyre ofron bandwidth memorik prej 410GB/s. Për krahasim, AMD Radeon RX Vega 56 ofron 410GB/s përmes dy çipave memorikë HBM2. Kjo do të thotë se memoria e Samsungut Flashbolt HBM2E ofron shpejtësi të përmirësuara 2x krahasuar me memorien e përdorur nga RX Vega 56.
Aktualisht nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion memoria HBM2E, ndërsa pritet që çipat do t’i japin jetë të re standardit memorik HBM.
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA