Telefonat e ardhshëm të Samsungut (duke përfshirë edhe Galaxy Fold) do të mund të kenë shpejtësi jashtëzakonisht të mëdha të leximit dhe shkrimit të të dhënave, të krahasueshme me atë që e ofrojnë laptopët ultra të shpejtë. Gjiganti koreano-jugor tani e ka filluar prodhimin masiv të flash çipit "të parë industrial" prej 512GB për telefona, i cili vjen me specifikime të integruara Universal Flash Storage (eUFS) 3.0, përcjell Engadget.
Samsungu e prezantoi për herë të parë 512GB eUFS në vitin 2017, me shpejtësi sekuencionale të leximit dhe shkrimit të të dhënave prej 860MB/s dhe 255MB/s. Kjo tani është më shumë se e dyfishuar, në shpejtësi sekuencionale të leximit prej 2100MB/s dhe shpejtësi sekuencionale të shkrimit prej deri në 410MB/s. Madje edhe çipat UFS 2.1, të cilat Samsungu i publikoi në janar, janë dy herë më të ngadaltë se modeli 3.0.
Sipas kompanisë, zgjidhja e re për ruajtje ka shpejtësi leximi që janë 20 herë më të shpejta se microSD kartat tipike dhe madje katër herë më të shpejta se SSD-të SATA. Teorikisht, përdoruesi do të mund ta bartë një film Full HD në PC, me telefon të pajisur me çipin e ri UFS, për vetëm tre sekonda. Samsungu gjithashtu pret që këto shpejtësi do të mund të ofrojnë përvojë të pandërprerë të përdoruesve në telefonët e ardhshëm me ekran të gjatë dhe rezolucion ultra të lartë, shkruan KOHA Ditore.
Çipat e rinj eUFS 512 të Samsungut janë në shitje që nga shkurti, së bashku me modelet 128GB. Kompania planifikon ta fillojë prodhimin e modeleve 1TB dhe 256GB gjatë gjysmës së dytë të vitit.
-
Samsungu nis prodhimin e pajisjeve të reja të palosshme
-
Samsung Galaxy A71 5G pritet të vijë me 8 GB RAM dhe procesor Exynos
-
Samsungu prezanton telefonin e ri të palosshëm, Galaxy Z Flip
-
SSD Samsung T7 Touch me lexues të integruar të gjurmëve të gishtërinjve
-
Samsung Galaxy Fold 2 do të ketë çipset Snapdragon 855 dhe kamerë të përparme 10MP