Procesorët mobilë të kompanisë MediaTek zakonisht ndërlidhen me telefonat buxhetorë, dhe jo me modelet për gaming, por kompania tajvaneze dëshiron ta ndryshojë këtë mendim. Disenjatori i çipave e ka prezantuar familjen e procesorëve Helio G90, performanca dhe tiparet e së cilës e shënjestrojnë popullsinë e gamerëve në pajisjet mobile, raporton Engadget.
Helio G90 dhe G90T janë çipa tetëbërthamësh, të cilët i përdorin bërthamat 2.05GHz Cortex-A76 për punët më kërkuese, apo Cortex-A55 për punët më pak kërkuese. Është edhe GPU-ja Mali-G76 (deri në 800MHz) dhe deri në 10 GB LPDDR4x memorie.
Çipat G90 e përdorin teknologjinë për gaming HyperEngine, e cila premton t’i zvogëlojë laget dhe ndërprerjet. Teknologjia mund ta shfrytëzojë ndihmën e lidhjes LTE nëse përdoruesi ka Wi-Fi jostabil, shkruan KOHA Ditore

. Ajo gjithashtu mund t’i mbështesë dy lidhje Wi-Fi në dy breze të ndryshme. MediaTek gjithashtu i përmend karakteristikat si lagu i ulët në prekje, prioritete më të larta për procesim dhe mbështetje për HDR10.
Për adhuruesit e fotografisë ofrohet mbështetja për 64MP në sistemet me një ose më shumë sensorë, mbështetja për xhirim/fotografim gjatë kushteve të natës, dhe detektimi i fytyrës me AI.
Tani për tani nuk ka asnjë informacion se kur do të fillojnë të shfaqen telefonat e pajisur me serinë e çipave MediaTek Helio G90.
-
Çipseti për gaming MediaTek Helio G90 arrin këtë muaj
-
MediaTek planifikon ta lansojë çipin 5G më 26 nëntor
-
Qualcomm prezanton tre çipsete të reja për segmentin e mesëm dhe të ulët
-
Zyrtarizohet çipseti MediaTek Dimensity 800 5G për telefonat e segmentit të mesëm
-
Çipseti Helio G70 mund ta funksionalizojë telefonin Redmi 9