Për shërbimin Google Stadia për streaming të lojërave është interesuar një numër i madh developerësh. Sipas menaxherit teknik të shërbimit Stadia, më shumë se 4.000 zhvillues kanë shfaqur interesim për ta mbështetur Google Stadia përmes programit të partneritetit Stadia.
Disa developerë, kuptohet, dëshirojnë ta shohin punën dhe prezencën e Stadias për një periudhë të gjatë kohe përpara se të vendosin që të investojnë përpjekje dhe mjete në zhvillimin e përmbajtjes për platformën, shkruan KOHA Ditore. Google ka konfirmuar më parë se, edhe nëse developerët vendosin të mos e mbështesin më Stadian, lojërat që ofrohen do të vazhdojnë të jenë në dispozicion të abonentëve.
Developerëve që planifikojnë të aplikojnë për qasje në shërbimin Google Stadia u rekomandohet ta marrin në konsideratë se çfarë ofron Stadia. Sipas menaxherit të shërbimit ofrohet mundësia e zgjerimit të gamës së lojtarëve të cilët mund t’u qasen lojërave të një developeri të caktuar.