Ruja Ignatova, e njohur ndryshe edhe si “mbretëresha e kriptovalutave”, është vendosur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.
40-vjeçarja nga Bullgaria kërkohet për përfshirjen e saj në mashtrimin me kriptovaluta, njohur si OneCoin.
Hetuesit federalë akuzojnë atë për skema mashtrimi duke marrë 4.2 miliardë dollarë nga viktimat. Që prej 2017-s, nuk dihet vendndodhja e saj kur zyrtarët amerikanë firmosën urdhrin e ndalimit.
Më 2014-n, OneCoin filloi t’u ofronte blerësve komisione nëse shisnin kriptovalutën te më shumë përdorues. Por agjentët e FBI-së thanë se OneCoin ishte e pavlerë dhe asnjëherë nuk mbështetej në teknologjinë e blockchain, përdorur nga kriptovalutat e tjera.
Ishte një skemë ponzi që shitej si kriptovalutë. FBI-ja ofron 100 mijë dollarë për këdo që jep informacion për arrestimin e Ignatovas.
Ajo është gruaja e vetme në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.
-
Lidhjet e Mbretëreshës së zhdukur të kriptovalutave me botën e krimit bullgar
-
Mbi 11 vjet burgim “kriptombretëreshës” kineze, përfitoi miliarda me mashtrime
-
Dënohet kinezja që mashtroi njerëzit duke ua marrë 7 miliardë dollarë
-
Policia jugkoreane arrestoi 215 persona për mashtrimin më të madh të kriptomonedhave
-
Amerikanët vitin e kaluar humbën 5.6 miliardë dollarë nga mashtrimet me kriptovaluta