Amerikanët vitin e kaluar kanë humbur mbi 5.6 miliardë dollarë nëpërmjet skemave të mashtrimit me kriptovaluta, ka njoftuar FBI në një raport të publikuar të hënën, raporton agjencia “AP”.
Është një rritje prej 45 për qind krahasuar me humbjet e vitit 2022.
FBI-ja ka njoftuar se ka pranuar afro 70 mijë ankesa në vitin 2023 nga viktimat e mashtrimeve financiare ku janë përfshirë bitcoin, ether apo kriptovaluta tjera.
Skema që goditi më së tepërmi ishte mashtrimet me investime, që përbën 3.96 miliardë të humbjeve.
“Natyra e decentralizuar e kriptovalutave, shpejtësia e transaksioneve të pakthyeshme dhe aftësia për të transferuar vlerë në mbarë botën e bëjnë kriptovalutën një mjet tërheqës për kriminelët, ndërkohë që krijon sfida për të rikuperuar fondet e vjedhura”, ka shkruar Michael Nordwall, ndihmësdrejtor i departamentit për hetim penal në FBI.
-
Kriptovalutat i sollën Trumpit më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura
-
Vjedhja më e madhe ndonjëherë në kriptovaluta, hakerët “zhdukin” 1.5 miliardë dollarë
-
FTX-i thotë se ka para më shumë sesa u ka borxh viktimave
-
Aktakuzë ndaj tre personave në rastin e mashtrimit me kriptovaluta
-
SHBA-ja, Kina dhe Emiratet e Bashkuara arrestojnë 276 të dyshuar për mashtrim