Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mbi 2 miliardë pajisje aktive në muaj me Android

Google bëri të ditur mjaft arritje gjatë konferencës së zhvilluesve I/O 2017, por më i madhi ishte padyshim se Android ka tashmë 2 miliardë pajisje aktive në muaj.

Kjo shifër u tejkalua javën që shkoi tha administratori i Google, Sundar Pichai në skenë. “Është një privilegj tu shërbesh përdoruesve në këtë shifër”, tha ai. Por Venture Beat ka bërë një krahasim shifrash. Janë më shumë se 1.5 miliardë kompjutera që Microsoft ka bërë të ditur që përdorin Windows.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu Facebook ka thënë se ka 1.94 miliardë përdorues aktivë në muaj. Android është platforma e parë e kompanisë që ka arritur shifrën 2 miliardë. Për një farë kohe Google ka theksuar se ka shtatë produkte: Android, Chrome, Google Play, Gmail, Maps, Search dhe YouTube.

Pichai tha gjithashtu se Google Drive ka 800 milionë përdorues aktiv në muaj dhe Google Photos 500 milionë. Duket qartë se kompania shpreson që këto produkte të kalojnë 1 miliardëshin më vonë.