Tech

Androidi tani i instaluar në 2.5 miliardë pajisje aktive

Gjatë konferencës Google I/O, Stephanie Cuthbertson – drejtoreshë e lartë e departamentit për Android - njoftoi se ky sistem operativ mobil tani është i instaluar në mbi 2.5 miliardë pajisje në të gjithë botën.

Kjo e paraqet një arritje të madhe për kompaninë Google dhe është realizuar rreth dhjetë vjet pas lansimit të parë të Androidit, raporton GSMArena.

Megjithatë, duhet pasur parasysh se kjo statistikë bazohet në statistikat e Google Play Store, dhe nuk i merr parasysh pajisjet që nuk janë në Google Play Store (siç janë modelet kineze me Android) në të cilat shërbimet e Play nuk janë të mundësuara. Kjo do të thotë se në realitet një numër edhe më i madh i pajisjeve e përdorin Androidin.

Gjatë publikimit Google gjithashtu vuri në dukje se sistemi i ardhshëm operativ Android Q beta 3 do të jetë në dispozicion për 21 pajisje: Asus Zenfone 5z Essential Phone, Huawei Mate 20 Pro, LG G8 ThinQ, Nokia 8.1, OnePlus 6T, Oppo Reno, Realme 3 Pro, Sony Xperia XZ3, Tecno Spark 3 Pro, vivo X27, vivo NEX S, vivo NEX A, Xiaomi Mi 9, Xiaomi Mi Mix 3 5G dhe të gjitha tre gjeneratat të telefonave Pixel.