Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mbërrin loja e re Half-Life, por vetëm për VR

Dy vjet e nëntë muaj pasi që Valve paralajmëroi se do t’i bënte tre lojëra VR, ka mbërritur një nga njoftimet më emocionuese në historinë e VR. Kompania e ka paralajmëruar Half-Life: Alyx, lojën e parë në serinë Half-Life pas më shumë se një dekade, raporton The Verge.

Përveç tweetit të postuar në llogarinë zyrtare të Valve, aktualisht nuk ka detaje shtesë rreth vetë lojës.

Ajo që dihet është se Alyx i referohet emrit të një prej personazheve nga loja Half-Life 2, Alyx Vance.

Edhe pse seriali Half-Life është një nga më ndikuesit në historinë e video lojërave, Valve nuk e ka kompletuar kurrë triologjinë, qoftë në formën e Half-Life 3 apo në formën e episodit të tretë të pjesës së dytë të lojës.

Mbetet të shihet nëse Half-Life: Alyx do t’i përmbushë pritjet, si dhe nëse definimi i Valve për titullin AAA me gjatësi të plotë është ai që do të duhej të jetë, shkruan KOHA Ditore. Fakt është se Valve e ka një motiv të fortë, jo aq në kuptimin e kompletimit të sagës Half-Life, sa për promovimin e mundësive të headsetit të vet të ri Valve Index VR dhe kontrollerëve të tij mbresëlënës që ju mundësojnë t’i kapni objektet virtuale. Loja e re Half-Life është padyshim diçka që mund t’i japë shtytje popullarizimit dhe shitjes së VR-ve.