Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mbërrijnë gondolat autonome të printuara?

A do të lundrojnë në të ardhmen e afërt nëpër Venecie gondolat e printuara të cilat do të drejtohen nga makinat?

Gondolat e printuara autonome tingëllojnë paksa joromantike, edhe pse teknologjikisht kjo është shumë e avancuar. Një nga përvojat më romantike gjatë vizitës në Venecie është padyshim udhëtimi me gondola. Kjo vlen veçanërisht për periudhat kur në këtë qytet fotogjenik italian ka më pak turma njerëzish.

Nëse hipni në varkën e gjatë asimetrike, ju do të ndodheni në atraksionin kryesor turistik të këtij vendi. Tradita nënkupton që çiftet që hipin në gondolë duhet të puthen nën çdo urë për të mbetur përgjithmonë të dashuruar.

Kjo varkë e destinuar për lundrime në ujërat e cekëta drejtohet nga një gondolier profesionist dhe ai në mënyrë të sigurt i transporton udhëtarët nëpër kanale të shumta, por ekzistojnë shenja se në të ardhmen kjo punë do të kryhet krejtësisht nga robotët.. (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)