Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mario Kart nga muaji i ardhshëm edhe në smartfonët Android

Video-loja e shumëpritur Mario Kart e kompanisë së famshme, Nintendo, në version për smartfonët është shumë afër lansimit.

Gjiganti japonez i video-lojërave njofton se tani është duke pranuar aplikacionet për testet beta të lojës, të quajtur Mario Kart Tour, shkruan “Daily Mail”.

Përdoruesit Android në SHBA dhe Japoni mund të regjistrohen për versionin beta në uebfaqen e Nintendos dhe programi do të punojë nga 22 maji deri 4 qershor, transmeton Koha.net.


Lexoni edhe: 

Nintendo së shpejti vjen me “Dr. Mario World” për Android dhe iOS


Sipas Nintendos, jo të gjithë që aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit beta do të pranohen.

Testet beta arrijnë para lansimit zyrtar të Mario Kart Tourit, të cilin Nintendo e ka planifikuar për këtë verë.

Mario Kart Tour do të jetë në dispozicion për të dy platformat, iOS dhe Android, pas lansimit.

Artikuj të ngjashëm