Tregu i tabletëve vazhdon të humbasë terren, pasi viti 2019 rezultoi me dërgesa në rënie prej 1,5 për qind duke ngelur në kuotën e 144 milionë njësive.
Të dhënat paraprake të analistëve nxjerrin në pah performancën e mirë të kompanisë ‘Apple’ që ka dyfishuar shitjet.
Vitin e kaluar kompania e Cupertinos tregtoi 49,9 milionë iPads, një rritje prej 15,2%.
‘Apple’ konfirmoi vendin e parë duke mbajtur mbi një të tretën e tregut botëror me 34,6%.
Në vendin e dytë renditet ‘Samsung’-u, që në vitin 2019 arriti të shiste 21,7 milionë tablete, i barabartë me 7,2% të tregut, ndërsa i treti është gjiganti kinez ‘Huawei’, me shitje prej 14,1 milionë njësish./atsh
Artikuj të ngjashëm
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Kina shënon suficit historik tregtar prej 1.2 trilionë dollarësh pavarësisht tarifave të Trumpit
-
Tesla humb titullin si prodhuesi më i madh i veturave elektrike