Apple ka vazhduar të prijë në sektorin global të tabletëve, ku pjesëmarrja në treg e kësaj kompanie në tremujorin e dytë ka arritur në 38.1 për qind.
Livrimet e iPadëve kanë arritur në 12.3 milionë njësi, një rritje kjo prej 6.1 për qind krahasuar me një vit më parë, thuhet në një raport të publikuar nga International Data Corporation (IDC).
Samsungu është në vendin e dytë me 15.2 për qind të tregut, ndërsa pason Huawei me 10.3 për qind.
Amazon, i cili është fokusuar në pajisjet më të lira, e pati një rritje prej 46.3 për qind në tremujorin e dytë, duke e zënë vendin e katërt me një pjesëmarrje në treg prej 7.4 për qind, shkruan KOHA Ditore.
Lenovo e përmbyllë top pesëshen me 5.8 për qind pjesëmarrje në treg, edhe pse livrimet e kësaj kompanie kanë rënë me 6.9 për qind këtë vit. Megjithatë, kompania e ka arritur një rritje të fortë në tregjet amerikane, në Evropën Perëndimore dhe Japoni, raporton Xinhua.
-
Apple e kalon për pak Samsungun në shitjet e telefonave
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë
-
Apple bëhet kompania e tretë që kalon vlerën 4 trilionë dollarë