Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Loja e re BioShock në përgatitje e sipër

2K Games e ka publikuar formimin e studios së re, të emërtuar Cloud Chamber, e cila do ta mbështesë zhvillimin e titullit të ri në kuadër të serialit BioShock. Cloud Chamber do të udhëheqet nga Kelley Gilmore, e cila më parë ka punuar në lojërat Civilization dhe XCOM, raporton Engadget.

Në një intervistë me GamesRadar, Gilmore vuri në dukje se mjedisi unik i ofruar nga BioShock është shumë i rëndësishëm për përvojën e gameplay, shkruan KOHA Ditore. Sipas saj, ekziston një numër i drejtimeve kreative që mund të hulumtohen, gjë që tregon se ekipi mund ta vendosë lojën në një mjedis të ri.

Në njoftimin e vet, 2K Games theksoi se loja e re BioShock do të jetë në zhvillim gjatë disa viteve të ardhshme, kështu që pritet pas lansimit të gjeneratës së ardhshme të konzolave.